Lidhje

Gjyqi i Pistorius, ndryshohet hetuesi kryesor


Polica tha sot se largoi Hilton Bothan nga çështja pasi u zbulua se mbi të rëndonin 7 akuza për vrasje në tentativë

Polica e Afrikës së Jugut ndryshoi hetuesin kryesor në çështjen e Oscar Pistoriusit, mbasi u zbulua se ai përballej me akuza serioze.

Polica tha sot se largoi Hilton Bothan nga çështja pasi u zbulua se mbi të rëndonin 7 akuza për vrasje në tentativë.

Akuzat, të cilat ishin tërhequr përkohësisht por më pas ishin rivendosur, kanë lidhje me një incident të vittit 2011 kur ai dhe dy oficerë të tjerë akuzohen se kanë hapur zjarr ndaj një furgoni.

Vinesh Moonoo, detektivi më i lartë i forcës policore kombëtare të Afrikës së Jugut, do të merret me çështjen.

Zoti Botha dëshmoi përsëri sot në ditën e tretë të gjyqit ndaj Pistoriusit, i cili akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shtëpinë e tij në Pretoria.

Seanca dëgjimore përfundoi pa asnjë vendim nga gjykatësi, dhe Oscar Pistorius do të kalojë edhe natën e sotme nën vëzhgimin e policisë.Grupi i avokatëve mbrojtës të atletit afrikano- jugor Oscar Pistorius dha sot argumentet përfundimtare se përse ai duhet të lirohet me kusht.

Avokati Barry Roux përsëriti arsyetimin e mbrojtjes se goditja me armë zjarri e Reeva Steenkamp-it nga ana e Oscar Pistorius-it ishte një aksident dhe jo një vrasje me paramendim. Ai tha gjithashtu se hetuesit kanë ngritur një padi të dobët ndaj klientit të tij.

Gjykatësi e ndërpreu papritur seancën e sotme, pas një njoftimi për një kërcënim, natyra e të cilit nuk u bë e qartë. Por mbas 10 minutash senca rifilloi. Në fillim të javës gjykatësi tha se vrasje me paramendim nuk përjashtohet, por ai shtoi se akuza mund të pakësohet.

Vrasja me paramendim parashikon dënim me burgim të përjetshëm. Përpara se mbrojtja të niste arsyetimin përfundimtar të saj, çështja mori një kthesë të papritur mbas zbulimeve që u bënë për hetuesin kryesor të rastit. Autoritetet thanë se detektivi Hilton Botha është akuzuar për tentativë vrasjeje kur ai ka hapur zjarr ndaj një makine që po përpiqej t’a ndalonte.

Akuzat në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në vitin 2011 janë tërhequr përkohësisht, por policia thotë se ato janë ringritur sërish. Zoti Botha dëshmoi sot në gjyqin ndaj Oscar Pistoriusit, por nuk u pyet për rastin në fjalë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG