Lidhje

Pistorius hedh poshtë akuzat për vrasje


Në një njoftim nga familja dhe menaxherët e atletit Oscar Pistoriusit thuhet se ylli olimpik ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike se ai ka vrarë të dashurën e tij. Njoftimi u publikua sot në Londër pak orë pasi Pistorius shpërtheu në lot teksa u paraqit në një gjykatë në Afrikën e Jugut.

Në këtë njoftim thuhet se atleti invalid, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të dashurës Reeva Steenkamp.

Njoftimi vjen një ditë pasi autoritetet afrikano-jugore arrestuan 26 vjeçarin nën akuzën e vrasjes së të dashurës së tij në shtëpinë e tij në Pretoria.

Prokurorët thonë se ata do të sjellin prova sipas të cilave Pistorius, i lindur në Afrikën e Jugut, ka kryer vrasje me paramendim.

Hetuesit thonë se Steenkamp, 29 vjeçe, me profesion modele dhe e diplomuar për juridik, u qëllua katër herë me një pistoletë 9 milimetërshe të regjistruar në pronësinë e Pistoriusit. Ata thonë se ai është i vetmi i dyshuar për ngjarjen.
XS
SM
MD
LG