Lidhje

Pjesëtarët e besimit Mormon në SHBA ndihen të keqkuptuar

  • Jerome Socolovsky

Pjesëtarët e besimit Mormon në SHBA ndihen të keqkuptuar

Pjesëtarët e besimit Mormon në SHBA ndihen të keqkuptuar

Ndërsa kandidati Mitt Romney kryeson në garën presidenciale republikane, shumë mormonë janë të entuziazmuar nga perspektiva e një presidenti nga besimi i tyre. Por ata gjithashtu e pranojnë se shumë amerikanë kanë dyshime në lidhje me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, emri zyrtar i Kishës Mormone.

Familja Cook në dukje është si çdo familje e zakonshme amerikane. Por Dave Cook dhe gruaja e tij Andrea i përkasin njërit prej besimeve që kuptohet pak në Amerikë. Ata janë anëtarë të besimit Mormon.

“Disa njerëz dinë shumë për kishën tonë. Disa njerëz nuk dinë asgjë për kishën tonë. Mendoj se ka shumë keqkuptime rreth fesë mormone”.

Mormonët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë amerikane. Por kohët e fundit disa nga keqkuptimet për të cilat flet zoti Cook janë vënë në qendër të vëmendjes.

Kandidati kryesor republikan për president, Mitt Romney, është i besimit mormon – ashtu si rivali i tij Jon Huntsman. Edhe një emision i njohur televiziv që ka fituar çmime bën fjalë për mormonët.

Greg Smith i Forumit Pew për Fenë dhe Jetën Publike ka drejtuar studimin e parë të madh për mormonët të kryer nga një organizatë e jo-fetare.

“Ky është një grup që në shumë aspekte është duke përparuar. Është një grup që në shumë mënyra e percepton një nivel në rritje të pranimit të tyre dhe të besimit të tyre nga ana e amerikanëve të tjerë”.

Por në të njëjtën kohë shumë mormonë thonë se ka paragjykime kundër tyre.

“Shumë pjesëtarë të besimit mormonë na tregojnë se ata janë të diskriminuar në Shtetet e Bashkuara. Dhe dy të tretat e mormonëve thonë se nuk pranohen dhe nuk shihen si pjesë e shoqërisë amerikane”.

Kisha e Mormonëve është themeluar në Amerikë në shekullin e 19-të.

Por profeti Mormon Joseph Smith u vra në vitin 1844 dhe pasuesit e tij u persekutuan.

Vitin e kaluar, një udhëheqës evangjelist nga Teksasi vuri në pikëpyetje besimin e kandidatit presidencial Mitt Romney. Ai shprehu pikëpamjen e shumë protestantëve evangjelistë se mormonët nuk janë të krishterë.

“Sipas vlerësimit tim mormonizmi është një kult!”

Zoti Cook thotë se sulme të tilla janë të rënda dhe të pavërteta. Ai thotë se një president Mormon do të ishte mirë për Amerikën.

“Ne jemi shumë patriotikë. Në fakt, ne besojmë se ky vend, etërit e këtij kombi, ishin frymëzuar nga Perëndia për të gjetur këtë vend”.

Anketa arriti në përfundimin se mormonët mbështesin më shumë Partinë Republikane dhe janë në favor të familjes tradicionale ku gruaja kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët. Por në familjen Cook, edhe babai është i përfshirë në mbarëvajtjen e shtëpisë.

XS
SM
MD
LG