Lidhje

Plagoset një deputet serb i Kosovës në veri të Mitrovicës

  • Leonat Shehu

Plagoset një deputet serb i Kosovës në veri të Mitrovicës

Plagoset një deputet serb i Kosovës në veri të Mitrovicës

Një deputet serb i Kuvendit të Kosovës u plagos sot në mëngjes me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës. Policia e Kosovës thotë se sulmi ndaj zotit Petar Miletiç ndodhi në afërsi të shtëpisë së tij. Sipas policisë, persona të panjohur shtinë disa herë në drejtim të deputetit. Policia thotë se nuk ka dijeni rreth autorëve apo motiveve të këtij sulmi. Zoti Miletiç u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës veriore dhe gjendja e tij njoftohet të jetë e qëndrueshme. Ai është anëtar i Partisë Liberale Serbe, që përfaqësohet në institucionet e Kosovës. Incidenti u dënua nga autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG