Lidhje

Shqipëri, plagoset një polic në operacionet anti-drogë


Policia e Gjirokastrës njoftoi incidentin e parë të armatosur gjatë këtij vitinë operacionet ndaj kultivuesve të marijuanës në jug të Shqipërisë.

Një polic u plagos në Memaliaj, nga dy persona të armatosur me armë gjahu, që ruanin një plantacion të mbjellë me marijuanë. Në këtë zonë Policia ka zbuluar ditët e fundit mijëra bimë narkotike. Policia tha se në ndërhryjen më të fundit sekuestroi edhe dy armë gjahu dhe shkatërroi 1300 rrënjë marijuane.

Ditët e fundit policia shqiptare po ndihmohet me vëzhgime nga ajri nga një Mision i Interforcës Italiane për sipërfaqet e mbjella me narkotikë. Sipas autoriteteve policore shqiptare të dhënat u dërgohen Drejtorive të policisë që bëjnë edhe më pas ndërhyrjet operacionale në terren.

Burimet paraprake policore flasin se këtë vit sipërfaqet e evidentuara të mbjella me marijuanë janë shumë më të mëdha se vitin e shkuar. Policia thote se ka shkatërruar deri tani rreth 700 mijë bimë marijuane në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG