Lidhje

Kavajë: Plagosen 3 persona


Policia e Kavajës arrestoi në mesditë Saimir Kurtin, një person i njohur si veprimtar politik i majtë, pasi plagosi me armë zjarri 3 persona afër bashkisë.

Të plagosurit, dy prej të cilëve babë e bir dhe i treti shitës ambulant rastësor, morën plumba në këmbë pas një konflikti pranë bashkisë së Kavajës.

Ata u dërguan në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes së trefishtë, Kurti, është ish-drejtori i zyrës së punës në bashkinë e Kavajës.

Ndërsa ndërsa njëri nga të dëmtuarit, Kid Kazazi, 21 vjeç, është kryetar i forumit rinor të Partisë Demokratike në atë qytet. I ati i tij, Eqrem Kazazi, 48 vjeç, u plagos po ashtu. I plagosuri i tretë, Dritan Xhixha, 46 vjeç, u gjend rastësisht në vendngjarje.

Policia po heton rrethanat dhe motivet e konfliktit. Jozyrtarisht mësohet nga dëshmitarët se ngjarja ka nisur për një parkim të zakonshëm automjeti.

Por më pas debatet mes palëve janë motivuar politikisht, duke përmendur partitë e njëri-tjetrit dhe arrestimin e kryetarit të bashkisë Elvis Roshi.

Dëshmitarët thanë se pas një përplasje fizike, Saimir Kurti përdori armën dhe shtiu mbi Kazazin e të atin.

Partia Demokratike dënoi ngjarjen si një akt të rëndë kriminal i kryer nga një drejtues i PS-së Kavajë dhe ish-drejtues i zyrës së punës.

PD deklaroi tha se këto akte dhune me armë ndaj mbështetësve të opozitës janë të përsëritura.

Këto ngjarje, sipas saj, tregojnë se kryeministri Rama ka afruar rreth vetes njerëz të tillë pikërisht për të plagosur opozitën.

Opozita i kërkoi qeverisë të distancohet nga ngjarja dhe persona të tillë të armatosur.

Ajo kërkoi hetime të plota e të rregullta nga prokuroria dhe u bëri thirrje hetuesve të mos pranojnë lehtësirat, që po i jep policia autorit të plagosjes së trefishtë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG