Lidhje

Plakja e popullatës përbën sfidë për Tailandën


Plakja e popullatës përbën sfidë për Tailandën
Plakja e popullatës përbën sfidë për Tailandën

Rritja dramatike e ekonomisë së vendeve aziatike në dekadat e fundit, u nxit pjesërisht nga numri madh i të rinjve të moshës për punë. Por me rritjen e pasurisë, shumë vende kanë ndjekur politika që nxisin frenimin e lindjeve, duke çuar në plakjen e shpejtë të fuqisë punëtore. Një shembull është rajoni Khon Kaen në veri të Tajlandës, ku popullsia e moshuar sa vjen e shtohet, meqënëse të rinjtë gjithnjë e më shumë largohen drejt qyteteve.

Njerëzit e moshës së punës në rajonet veriore të Tailandës që merren kryesisht me bujqësi, tradicionalisht lëvizin drejt qendrave urbane gjatë stinës së thatësirave për të fituar para.

Por në vitet e fundit, rritja e kërkesave për punëtorë fabrikash e ka bërë këtë migrim të përhershëm. Dhe ndërkohë që të rinjtë kërkojnë paga më të mëdha në qytete, të moshuarit dhe fëmijët mbeten në fshatra.

Profesoresha e universitetit Khon Kaen, Dusadee Aywat ka studiuar migrimin në verilindje për më shumë se 20 vite.

“Shumica e të rinjve që emigrojnë janë të moshës 15 vjeçare. Pasi mbarojnë 8 vjeçaren, ata dëshirojnë të punojnë jashtë fshatit të tyre dhe ata mund të punojnë deri në moshën 40 vjeçare”.

Tani, bujqësia që tradicionalisht është mbështetur tek krahu i punës, i është kthyer makinerive për mbjelljen dhe korrjen e bimëve. Mekanizimi i bujqësisë ka zvogëluar mundësitë e të moshuarëve për punësim.

Me probleme të njejta përballen edhe Kina, Hong Kongu, Japonia, Korea e Jugut dhe Singapori, ku popullsia e moshuar po rritet më shpejtë se sa në vendet perëndimore.

Tailanda parashikon që numri i të moshuarëve në vend, të dyfishohet pas 20 viteve për shkak të politikave për kontrollimin e lindjeve. Popullsia e moshuar në provincat e Tailandës veriore dhe verilindore do të rritet më shpejtë sesa pjesa tjetër e vendit, thotë Sopon Thangphet, një analist i cili ka studiuar prirjet për Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

“Nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur në aspektin e ofrimit të ndihmës sociale për këtë grup të popullsisë”.

Kryeministri tailandez Abhisit Vejjajjiva thotë se ka shumë për t’u bërë për të moshuarit. Ai thotë se qeveria e tij do të mbështesë nismat e autoriteteve lokale për organizimin e sistemeve të tyre të përkrahjes sociale.

Ky çift i moshuar jeton me dy fëmijë në Khon Kaen. Të dy marrin nga 18 dollarë në muaj nga qeveria. Dy fëmijët e tyre punojnë në qytetin e afërt për të ndihmuar familjen me ushqime, por të ardhurat e tyre nuk janë të mjaftueshme. Prindërit ende duhet të punojnë për të përmbushur nevojat e tyre.

Ai thotë se 13 dollarët e ndihmës që merr nga qeveria i përdor për të paguar sigurimin. Ai thotë se duhet të punojë çdo ditë për të fituar të paktën 3 dollarë në ditë.

“Ata duan të punojnë sepse nuk duan të jenë barrë e dikujt tjetër si dhe duan të vlerësohen nga komuniteti dhe familja e tyre”.

Ky njeri në veri të Tailandës thotë se duhet të punojë sepse ai nuk ndihmohet nga fëmijët e tij.

“Çështja kryesore është nxitja e punësimit për të moshuarit në rajonet rurale. Unë mendoj se industritë e komunitetit mund ta kenë çelësin e zgjidhjes së problemeve ekonomike”.

Me rritjen e numrit të moshuarve që kanë mbetur në fshatra, ekspertët thonë se komunitetet lokale duhet të luajnë rol më të madh për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të personave të moshuar.

XS
SM
MD
LG