Lidhje

Plan për pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, autoritetet e rendit thanë se kanë hartuar një plan të veçantë për pengimin e çdo përpjekjeje për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë. Ndonëse, qeveria serbe ka vendosur të heq dorë nga ky synim, partitë e ndryshme opozitare thonë se do të mbajnë zgjedhjet e tilla të paktën në veriun e Kosovës të banuar me shumice serbe. Për të shmangur tensionet në zonë edhe forcat paqeruajtëse pritet të shtojnë praninë e tyre në Kosovë në fillim të muajit të ardhshëm kur edhe mbahen zgjedhjet në Serbi.

XS
SM
MD
LG