Lidhje

Planet e ceremonisë së lamtumirës për Whitney Houstonin


Planet e ceremonisë së lamtumirës për Whitney Houstonin
Planet e ceremonisë së lamtumirës për Whitney Houstonin

Trupi i Whitney Huston-it, e cila vdiq të shtunën, mbërriti me një avion privat nga Los Anxhelosi në New Jersey, ku këngëtarja e famshme do të varroset këtë javë.

Një makinë varrimi e ndjekur nga një autokolonë makinash të policisë e transportoi trupin e këngëtares për në një shtëpi funeralesh. Whitney Huston, fituese 6 herë e çmimeve Grammy, u gjet e vdekur në vaskën e hotelit Beverly Hilton në Los Anxhelos, ku ajo po qëndronte.

Edhe pse autopia është bërë, mjekët ende nuk e kanë bërë të njohur shkakun e vdekjes. Dihet që gjatë viteve të fundit Huston merrte drogë dhe konsumonte shumë alkoool. Whitney Huston është një nga artistet më të famshme të botës dhe më tepër se 170 milionë albume të saj janë shitur.

Përveçse ishte një këngëtare e famshme, ajo interpretoi me mjeshtëri edhe në disa filma të Hollivudit.

XS
SM
MD
LG