Lidhje

Plani i Presidentit Obama për vendet e reja të punës has pengesa në Kongres


US Capitol
US Capitol

Një javë pasi Presidenti Barak Obama i bëri thirrje Kongresit të veprojë me shpejtësi për të krijuar vende pune dhe për të nxitur rritjen ekonomike, mbështetja e të dy partive ende nuk është vënë në jetë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Senat, Majkëll Bouman, na informon se paketa e presidentit për shkurtimin e përkohshëm të taksave dhe për shpenzime shtesë federale në një periudhë afat shkurtër ka përballë pengesa ligjore.

Në fjalimin që mbajtinë Kongres para një jave dhe që u transmetua nga televizioninë mbarë vendin, me tonin e tij të rreptë Presidenti Obama i sfidoi ligjvënësit të lënë grindjet partiake dhe të nxisin rritjet ekonomike.

“Ka masa që ne mund të marrim tani për të përmirësur jetën e popullit. Po i dërgoj këtij Kongresi nj plan që duhet ta miratojë menjëherë”.

Paketa prej 447 miliardë dollarësh parashikon shkurtimin e taksave për rrogëtarët si dhe bisnezet që të marrin njerëzit në punë, zgjeron kompensimet për të papunët dhe shton shpenzimet federale për infrastrukturën e brendëshme. Në një periudhë tjetër, administrata synon t’i japë fund shkurtimit të taksave për korporatat dhe të ngrejë taksat për të pasurit. Në Dhomën e Përfaqësuesve, të dominuar nga republikanët, udhëheqësi i shumicës, Erik Kantor thotë se ai është i predispozuar për shkurtime taksash, por kundërshton shpenzime shtesë për qeverinë federale që ka tashmë një borxh të madh.

Kongresmeni Kantor theksoi se plani stimulues prej 878 miliardë dollarësh që hyri në fuqi në fillim të administratës Obama, nuk e ka ulur papunësinë nën nivelin e 9 përqindshit.

“Programi i stimulimit ekonomik ishte dështak. Përse duhet të bëjmë diçka të ngjashme përsëri?”

Këtij mesazhi i bënë jehonë republikanët në Senat, ku ata kanë pakicën, por megjithatë mund ta bllokojnë ligjin. Republikani më i lartë në Komisionin e Buxhetit në Senat, Xhef Seshën thotë se plani Obama për hapjen e vendeve të punës do të zhdukte kursimet fillestare nga marrëveshja për buxhetin shumë të debatuar federal të muajit të kaluar.

“A nuk duhet ta marrim shumë seriozisht dhe ta shqyrtojmë imtësisht planin e ri stimulues që parashikon 450 miliardë dollarë shpenzime, që do t’i zhdukte të gjitha kursimet?”

Aleatët e Presidentit Obama në Kongres argumentojnë se gjendja fiskale e Amerikës do të rëndohet, nëse ekonomia vazhdon të tërhiqet zvarrë dhe miliona njerëz vazhdojnë të jenë të papunë. Senatori demokrat Xhon Keri nga Mesaçusets thotë:

“Ne kemi nevojë për rritje ekonomike, jo vetëm për të ardhura dhe jo vetëm për shkurtime shpenzimesh. Çdo ekonomist do të na thoshte se krijimi i vendeve të punës sot ndihmon në uljen e deficitit nesër”.

Demokratët argumentojnë gjithashtu se korporatat dhe të pasurit që kanë përfituar nga shkurtimi i taksva më parë duhet të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë tani, me qëllim që të shpëtojnë varfërit dhe shtresën e mesme nga vështirësitë e mëtejshme ekonomike. Senatori Riçard durbin of Illinoi tha:

“Ata që kanë të ardhurat më të larta në Shtetet e Bashkuara duhet t’u bashkohen familjeve të tjera në Amerikë për të na ndihmuar ta kapërcejmë këtë recesion”.

Këtë javë, Kongresi dëgjoi dëshmi konfliktuale nga dy ekonomistë të mirënjohur mbi vleftën e shpenzimeve qeveritare gjatë periudhave të rënies ekonomike. Drejtori i Zyrës së Kongresit për Buxhetin, Dagllas Elmendorf, duket se mbështeti thirrjen e administratës Obama për stimulimin afatshkurtër të kombinuar me masat shtrënguese fiskale me afat të gjatë.

“Për të nxitur sa më shumë aktivitetin ekonomik tani dhe në afate të mesme dhe të gjata, kombinimi i politikave fiskale ka më shumë të ngjarë të ketë rezultat duke shkurtuar taksat dhe shtuar shpenzimet në të ardhmen e afërt. Por në perspektivë, duhet vepruar në të kundërtën, të shkurtohen shpenzimet dhe të ngrihen taksat”.

Ish kryetari i Rezervës Federale, Alan Grinspen pati një mesash shumë të ndryshëm, kur diskutoi borxhin e madh të Amerikës.

“Shpenzimet tona kanë arritur në nivele maksimale. Nëqoftë se ne nuk e kuptojnë se problemi ynë janë shpenzimet dhe jo taksat, për mendimin tim ne do të zhytemi edhe më thellë”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër bëri thirrje për më pak rregulla qeveritare, ndërkohë që të shkurtohen taksat federale dhe shpenzimet.

Udhëheqësi i shumicës republikane Erik Kantor th ase mosmarrëveshjet partiake se si të gjallërohet ekonomia do ttë përcaktojnë skenarin e zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhëshëm.

“Republikanët dhe demokratët nuk do të bien tani dakord për gjithëçka. Ndoshta çështja e taksave dhe disa çështje të tjera duhet të lihen për në periudhën e zgjedhjeve”.

Adminstrata po i bën thirrje Kongesit të mbajë një votin po ose jo lidhur me gjithë planin e presidentit për krijimin e vendeve të punës. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni tha se presidenti do të nënshktuajë çdo pjesë të ligjit që t’i paraqitet për firmë.

XS
SM
MD
LG