Lidhje

Riciklimi, fundi i një procesi shënon fillimin e një tjetri

  • Arash Arabasadi

Në shumë zona të Shteteve të Bashkuara, riciklimi është i kërkuar me ligj

Riciklimi i objekteve është kthyer tashmë në një pjesë të jetës amerikane duke patur një funksion të rëndësishëm në industrinë e përpunimit të mbeturinave. Në shumë zona të Shteteve të Bashkuara, riciklimi është i kërkuar me ligj. Një grup xhirimi i Zërit të Amerikës vizitoi një fabrikë për riciklimin e mbeturinave në shtetin e Marylandit. Të ndjekim reportazhin e tyre.

Qendra e riciklimit është shpesh ndalesa e fundit për disa mbeturina. Por për letrat, objektet plastike, kartonat dhe kanaçet, ky shënon fillimin e një udhëtimi të gjatë prej mijëra kilometrash.

“Për sa kohë që njerëzit vazhdojnë të hedhin mbeturina ne do të vazhdojmë të kemi punë”, thotë Yehene Gedshew, i cili drejton një qendër riciklimi afër Washingtonit.

“Ne mbledhim rreth 35 tonë materiale për një orë”, thotë Yeneh.

Por si mundet që një fabrikë të përpunojë kaq shumë mbeturina në orë?

“Fillimisht, makinat me mbeturina sjellin materialin në pikën e grumbullimit. Ato kalojnë në ekranin e parë i cili ndan veç kartonat nga pjesa tjetër e materialeve”.

Pjesa tjetër e shkon në një tjetër makineri, e cila merr elementët e xhamit dhe ata plastikë . Materialet e xhamit thyhen, ndërsa elementët plastikë radhiten dhe shtypen. Më pas ato kalojnë në një tjetër zonë ndarëse.

“Kjo është një makinë e sofistikuar. Ajo i sjell materialet e mbledhura në një vend të posaçëm, ku ato grumbullohen në dengje të mëdha e më pas nisen prej këtej..!”.
XS
SM
MD
LG