Lidhje

Plazhet e Floridës të rrezikuara nga rrjedhja e naftës

  • Brajën Vagner

Plazhet e Floridës të rrezikuara nga rrjedhja e naftës

Plazhet e Floridës të rrezikuara nga rrjedhja e naftës

Shteti i Floridës ka 1 mijë e 300 kilometra plazhe, dhe zyrtarët janë të shqetësuar se e gjithë kjo hapësirë është e rrezikuar nga rrjedhja e naftës e Gjirit të Meksikës. Zyrtarë të ushtrisë dhe të ruajtjes së faunës së zonës po kontrollojnë në gjithë shtetin për shenja nafte.

Puna për patrullimin e ujrave të Floridës për shenja nafte fillon në qiell. Tre herë në ditë, ekipe fluturimi nisen nga stacioni i Rojës Bregdetare në Clearwater për të kontrolluar për naftë.

Avioni C-130 do të vëzhgojë 2 mijë e 400 kilometra, duke u përqendruar në ujrat pranë Pensakolës. Komandanti Skot Mërfi drejton ekuipazhin.

“Sot për herë të parë kemi qiell të pastër pa re dhe rreze shikimi prej 24 kilometrash. Ditën e parë kishte shi”.

Ekuipazhet vëzhgojnë për shtresa nafte. Ata gjithashtu përdorin radarët që të mund të dallojnë naftën nën sipërfaqen e ujit.

Zyrtarët krahasojnë vëzhgimet nga fluturimet e Rojës Bregdetare me të dhënat nga satelitët apo mjetet lundruese. Rezultatet ndihmojnë për të krijuar një hartë të rrjedhjes së naftës dhe përhapjes së saj.

Rreth 50 kilometra pranë brigjeve të Pensakolës, ekuipazhet dallojnë diçka në ujë.

Sfida është që të dallosh naftën nga shenja të tjera në ngjyrë të errët, si hije të shkaktuara nga retë apo leshterikë.

“Kur fluturon pesë kilometra në minutë mund të jetë e vështirë të dallosh me qartësi. Ne zakonisht njoftojmë për këto pozicione, u themi se çfarë shohim, që mund të bëhet fjalë për leshterikë dhe që mund të dërgojnë një mjet lundrues për të konrfirmuar”, thotë Mërfi.

Në tokë, përfundimet e vëzhgimeve i dërgohen një grupi pune që studion rrjedhjen. Është e vështirë që të dallosh se deri ku është përhapur nafta, thotë piloti Brajën Boland.

“Ne fluturuam për dy orë dhe tani duhet të kalojnë 24 orë para se ta bëjmë përsëri. Dhe është e pamundur ta dish nëse rrjedha ose era ose dallgët ose çfarëdo tjetër t’ia ndryshojë drejtimin”.

Nafta ka arritur brigjet e plazhit të Pensakolës. Ekuipazhet e pastrimit punuar gjatë fundjavës së festës së 4 korrikut, zakonisht një kohë kur turistët shkojnë në plazh. Ekspertët thonë se pastrimi i plazhit është relativisht diçka e thjeshtë.

Do të ishte shumë e vështirë në terrene të brishta kënetore si në Key Largo. Zyrtarët e faunës patrullojnë vazhdimisht këto ujra, një zonë ku banojnë shumë peshq dhe kafshë të tjera uji.

Eskpertët druhen se nafta mund të shkatërrojë bimësinë dhe të vërë në rrezik të gjitha burimet e ushqimit. Roja i parkut kombëtar Dan Kiger thotë se nafta paraqet një rrezik të veçantë për bimët ujore.

“Këto bimë janë shumë të rëndësishme. Ato filtrojnë ujin, e mbajnë të pastër. Breshkat e detit dhe kafshët e tjera të detit i hanë ato”.

Deri tani, nuk është gjetur naftë nga rrjedhja e Gjirit të Meksikës pranë Florisa Keys. Eskpertët thonë se rreziku është i ulët, pjesërisht sepse sistemet e motit e kanë mbajtur naftën larg. Xhon Hant është me Komisionin e Floridës për Ruajtjen e faunës. Ai thotë se deri tani kjo zonë ka qenë me fat.

“Nuk dua që të përdor fjalën fat për një rrjedhje nafte, sepse zona të tjera janë prekur dhe ambjenti është dëmtuar. Por nga perspektiva e Floridës së Jugut, apo edhe ku ndodhi, ne ishim disi me fat”.

Ndërsa pastrimi vazhdon në Luiziana, Alabama dhe Misisipi, zyrtarët në Florida po përpiqen të mbrohen nga dëmi i naftës edhe këtu.

XS
SM
MD
LG