Lidhje

Pneumonia: Vrasësi kryesor i fëmijëve të vegjël


Pneumonia: Vrasësi kryesor i fëmijëve të vegjël
Pneumonia: Vrasësi kryesor i fëmijëve të vegjël

Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila po punon për të luftuar pneumoninë tek fëmijët thotë se kjo sëmundje është vrasësi kryesor i fëmijëve të vegjël, më shumë sesa malaria HIV / AIDS dhe tuberkulozi. Koalicioni Global kundër Pneumonisë së Fëmijëve thotë se pneumonia vret çdo muaj 4.000 fëmijë, kryesisht në vendet në zhvillim. Ndërkohë, miliona njerëz marrin ilaçin statin për të ulur nivelin e kolesterinës së keqe.

Por barnat statin nuk janë aq efektive për rritjen e nivelit të kolesterinës së mirë. Tani mjekët janë të kënaqur nga rezultatet e një studimi i cili tregon se një ilaç i ri rrit ndjeshëm nivelin e kolesterinës së mirë. Ekspertët parashikojnë se do të duhen disa vjet derisa ilaçi i ri të hidhet në treg.

Mjekët kanë shpresa të mëdha se një medikament të ri i quajtur anacetrapib mund të shpëtojë jetë njerëzish në të ardhmen.

Së paku 1.600 pacientë morrën pjesë në një eksperiment të kufizuar me këtë ilaç të ri.

Një nga autorët e studimit, Dr Christopher Paul Cannon i Spitalit të grave Brigham në Boston, thotë se kjo mënyrë e re trajtimi është deri 10 herë më e fortë se çdo terapi tjetër në këtë fushë.

Për vite, mjekët u kanë dhënë pacientëve ilaçe statin për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterinës së keqe.Por statinët nuk janë aq efektivë në rritjen e nivelit të kolesterinës së mirë e cila ndihmon për heqjen pllakëzave nga arteriet.

Në studim, tek pacientët që morën anacetrapib kolesterina e keqe ra 40 përqind dhe kolesterina e mirë u rrit 138 përqind.

Dr Harlan Krumholz i shkollës mjekësore të universitetit Yale, thotë ilaçi i ri ul dukëshëm kolesterinën e keqe dhe rrit kolesterinën e mirë."

Studiuesit pajtohem një mendimin se prova të tjera klinike nevojiten për të përcaktuar saktë efektet e ilaçit të ri. Në fillim të vitit të ardhshëm 30.000 njerëz do të përfshihen në një studim ndërkombëtar 4 vjeçar ku pacientët të cilët tani trajtohen me ilaç statin, do të marrin anacetrapib.

Deri sa ilaçi i ri të provohet plotësisht i suksesshëm, mjekët thonë se këshillat kundër kolesterinës janë: kryerja rregullisht e ushtrimeve fizike, dhe eliminimi i ushqimeve me yndyrna të larta që ndikojnë në shtimin e kolesterinës së keqe.

PNEUMONIA

Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila po punon për të luftuar pneumoninë tek fëmijët thotë se kjo sëmundje është vrasësi i vetëm kryesor i fëmijëve të vegjël, më shumë sesa malaria HIV / AIDS dhe tuberkulozi. Koalicioni Global kundër Pneumonisë së Fëmijëve thotë se pneumonia vret çdo muaj 4.000 fëmijë, kryesisht në vendet në zhvillim.

Në Ruanda, fëmijët tani mund të vaksinohet kundër pneumonisë. Dhe si rezultat, infeksionet e pneumoni kanë rënë.

Francoise Kanani është infermiere në një qendër shëndetësore në Ruanda. Ajo thotë se nga programi i vaksinimit ka sjellë një rënie të rasteve të pneumonisë tek fëmijët.

Pas vaksinimit të fëmijëve në Ruandë dhe Gambia, Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizim dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates kanë zgjedhur 15 vende në Afrikën nën-Sahariane dhe Azi për të shpërndarë vaksinat kundër pneumonisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 98 për qind e vdekjeve nga pneumonia ndodhin në vendet në zhvillim.

Dr Peter Hotez është president i Institutit Sabin në Uashington. Ai thotë se shpreson që kjo fushatë vaksinimi do të sjellë një ulje në numrin e rasteve te vdekjeve si pasojë e pneumonisë.

Dr Hotez thotë se fëmijët në vendet e varfra janë më në rrezik të vdesin nga pneumonia bakteriale, sepse nuk kanë imunitet ndaj infeskioneve.

Pneumonia është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën 5vjeç. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë që nënat t'i ushqejnë foshnjet me qumësht gjiri si një mënyrë për të forcuar imunitetin e organizmit të tyre.

Dr Hotez thotë se vaksina dhe antibiotikët mund të reduktojnë në mënyrë dramatike numri i vdekjeve të fëmijëve nga pneumonia. Në ditën ndërkombëtare kundër Pneumonisë që u shënua këtë muaj, disa e shënuan këtë ditë duke veshur blu xhinse, si kujtim i trishtuar i ngjyrës së buzëve të fëmijës që merr frymë me vështirësi kur pneumonia ndodhet në fazë të avancuar.

XS
SM
MD
LG