Lidhje

PNUD, Shqipëria e 70-a për Zhvillimin Njerëzor


Shqipëria renditet tek vendet në kategorinë me zhvillim të lartë, por gjendet pas Kroacisë, Malit të Zi, e Serbisë, le pas Maqedoninë dhe Bosnjen

Programi për Zhvillimin I Kombeve të Bashkuara, PNUD, prezantoi sot raportin për Zhvillimin Njerëzor, sipas të cilit Shqipëria renditet e 70 mes 187 vendeve të botës


Sipas të dhënave të bëra publike nga zyra e PNUD-it në Tiranë, vlerësimi i Treguesit të Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë është 0,749, që e përfshinë atë në kategorinë me zhvillim të lartë, por megjithatë ajo është poshtë mesatares së vendeve të Europës dhe Azisë Qëndrore. Po ashtu ky tregues e vendos Shqipërinë pas Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë, duke lënë pas nga vendet e rajonit Maqedoninë dhe Bosnjen.


Treguesit e Zhvillimit Njerëzor vlerësohen duke marrë për bazë tre elementë kyc: një jetë të gjatë dhe e shëndetshme, aksesin në njohuri dhe një standard të denjë jetese i cili matet me të ardhurat kombëtare bruto për frymë të cilat në rastin e Shqipërisë llogaritet të jenë 7822 dollarë. Nga viti 1995 deri në vitin 2012, vlera e Treguesit të Zhvillimit Njerëzor në Shqipëri është rritur nga 0,651 në 0,749, një rritje prej 15 për qind ose një rritje vjetore mesatare prej 0,5 për qind.

XS
SM
MD
LG