Lidhje

Policia italiane kap 1 ton kokainë në një port jugor të vendit


Policia italiane kap 1 ton kokainë në një port jugor të vendit
Policia italiane kap 1 ton kokainë në një port jugor të vendit

Policia italiane ka kapur më shumë se një ton kokainë të pastër në vlerën e më shumë se 340 milion dollarëve në një port në jug të Italisë.

Autoritet në qytetin italianë të Xhoia Tauros e gjetën drogën mes një pajisje bujqësore të ardhur nga Brazili.

Zyrtarët e policisë thanë se kjo është sasia më e madhe e drogës së kapur në 15 vjet në Itali.

Xhoia Tauro është në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, ku ka aktivitetin e saj organizata kriminale “Ndrangeta”.

Zyrtarët thanë se nuk është e qartë nëse organizata Ndrangeta është e lidhur me kokainën, por sasia e drogës së kapur vërteton praninë e një rruge të re të kontrabandës së drogës përmes rajonit.

Policia tha se deri tani shumica e drogës e destinuar për në tregun europian kalonte përmes porteve të Hollandës.

XS
SM
MD
LG