Lidhje

Polemikat partiake dhe borxhi amerikan

  • Xhim Rendëll

Polemikat partiake dhe borxhi amerikan

Polemikat partiake dhe borxhi amerikan

Grindjet politike në Uashington rreth buxhetit federal ka të ngjarë të intensifikohen më tej, ndërsa lufta zhvillohet jo më për miliarda por për trilionë dollarë. Një pjesë e vëmendjes po ndryshon nga debatet për shpenximet qeveritare për një vit në një betejë më të gjerë mbi borxhin në rritje të akumuluar gjatë viteve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Randle disa nga polemikat janë lidhur me “limitin e borxhit” – një çështje që në përgjithëssi nuk kuptohet.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se rreziqet me të cilat do të përballej vendi në se nuk zgjidhet çështja e kufirit maksimal të borxhit që mund të marrë qeveria janë shumë të larta.

“Pasojat do të jenë katastrofike për Shtetet e Bashkuara. Mos përmbushja e detyrimeve nga Shtetet e Bashkuara do të precipitonte në një krizë më të rëndë se sa ajo që kaluam. Mendoj se kjo do ta bënte krizën që kaluam të duket modeste”.

Shqetësimi që ngre zoti Geithner është se në qoftë se Kongresi nuk merr masa për të ngritur kuotën maksismale të borxhit, angazhimet për shpenzimet e tanishme dhe nevoja për rifinancimin e huave të mëparshme mund ta detyrojnë Uashingtonin të mos paguajë dot këstet për borxheve ekzistuese. Kjo do të shkaktonte probleme madhore ekonomike pasi investitorët mund të rrisin dramatikisht normat e interesit, kjo do ta bënte huanë më të kushtueshme dhe do ta ndërlikonte më tej problemin.

“Mospagimi do të ishte një veprim i papërgjegjshëm dhe i pakujdesshëm i këtij vendi. Nuk e kuptoj dot që Kongresi të mos veprojë për të rritur këtë kuotë”.

Për shumë vite, Uashingtoni ka shpenzuar më shumë sesa ka grumbulluar nga taksat dhe burime të tjera të ardhurash. Kjo ka lënë një defiçit në buxhetin vjetor. Qeveria duhet të marrë hua për të mbuluar hendekun. Të gjitha këto defiçite vjetore përbëjnë borxhin e përgjithshëm.

Sipas ligjit amerikan, pa marrë miratimin e Kongresit për të rritur kuotën e borxheve, Departamenti i Thesarit nuk mund të marrë hua më shumë se sa sasia bondeve që shet. Kuota e tanishme makssimale e borxhit është rreth 14 trilionë dollarë, një shumë gati e barabartë me prodhimin e përgjithshëm të brendshëm vjetor. Qeveria pritet të arrijë kuotën maksimale të borxhit muajin e ardhshëm. Ligji për kuotën e borxhit ka ekzistuar në Shtetet e Bashkuara për gati një shekull. Gjatë kësaj periudhe, kuota është ulur në disa raste, dhe rritur më shumë se 60 herë.

Ndërsa afrohet pragu i kuotës, republikanët po i bëjnë trysni presidentit Barack Obama dhe aleatëve të tij të partisë demokrate në Kongres të shkurtojnë shenzimet për programet sociale dhe t’i mbajnë taksat e ulta. Demokratët duan ta zgjidhin çështjen e borxhit duke rritur taksat për amerikanët e pasur dhe duke shkurtuar programet ushtarake. Një ish zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit, Timothy Bitsberger, tha se të dyja palët do ta arrijnë marrëveshjen për të mundësuar pagimin e kësteve, por vetëm pas një retorike të ashpër.

“Do të ketë shumë teatër politik për këtë çështje… pres që republikanët të përpiqen të marrin sa më shumë lëshime në negociatat për borxhin”.

Zoti Bitsberg foli në një intervistë për agjencinë financiare të lajmeve, Bloomberg. Ai punoi për çështjen e kuotës së borxhit në Departamentin e Thesarit gjatë administratës së mëparshme republikane dhe thotë se defiçiti dhe borxhi janë rritur si nën drejtimin e republikanëve ashtu edhe në atë të demokratëve. Ndërsa ekzistojnë ndarje të thella mes dy partive politike, agjencia Finch që jep vlerësimin e nivelit të kreditimit thotë se mundësia e mospagimit është shumë e ulët.

Steve Hess, analist i lartë për borxhin e qeverisë amerikane në agjencinë Moody’s Investor Service, thotë se vetëm një keq llogaritje e pafalshme nga qeveria do të çonte në mospagimin e kësteve të borxhit. Ai thotë se zënkat mbi shkurtimet e shpenzimeve mund të vazhdojnë deri në momentin e fundit dhe mund t’i detyrojnë zyrtarët të ndërmarrin veprime të ashpra për të menaxhuar problemet financiare afat-shkurtra. Zoti Hess thotë se nëse grindjet politike vërtet i shqetësojnë huadhënësit, ata do të rrisin nivelin e interesave për Uashingtonin.

“Në se shikon tregun, nuk duket se polemikat deri tani kanë patur ndonjë endikim të madh mbi koston e marrjes së huasë nga qeveria”.

Defiçitet e vazhdueshme vjetore kanë bërë që borxhi të dyfishohet gjatë viteve të fundit dhe shumë anëtarë të Kongresit besojnë se po të vazhdohet kjo rrugë, borxhi do të rritet aq shumë sa që do të shkaktojë një krizë ekonomike shumë të rëndë.

XS
SM
MD
LG