Lidhje

Egjipt: Vriten dy oficerë policie


Persona të armatosur kanë vrarë dy oficerë egjiptianë policie në perëndim të Kairos, ndërsa ata po shkonin me makinë në punë.

Ministria e Brendshme e Egjiptit thotë se ka dërguar oficerë për të hetuar ngjarjen që ndodhi sot në distriktin e Gizës.

Personat e armatosur njoftohet të jenë larguar dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ngjarja vjet pas një incidenti në një hotel në Egjipt në qendrën turistike të Hurghadës dje, ku ekstremistët plagosën dy qytetarë austriakë dhe një suedez me thika para se forcat e sigurisë të qëllonin me armë zjarri autorët e sulmit, një prej të cilëve u vra dhe një tjetër u plagos.

XS
SM
MD
LG