Lidhje

Shqipëri, hapet një postë policore në Zonën e Dropullit


Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në ceremoninë e hapjes së një poste policore në Zonën e Dropullit në Gjirokastër, të banuar nga pakica greke.

Kjo zonë ka pasur kohët e fundit shqetësime me rendin dhe sigurinë prej akteve të grabitjes së pronës dhe kishte kërkuar përforcimin e ruajtjes nga policia. Ministri Tahiri komentoi për gazetarët mbi situatën më të fundit të kultivimit të mariuanës. Ai tha se eshte miratuar një plan masash për luftimin e kultivimit të bimës narkotike në nivel kombëtar. Policia, tha ai është shumë e vendosur të mos lejojë përsëritjen e kultivimit dhe se kjo, nuk është një luftë vetem e policisë, por edhe e komunitetit.

Ndërkohë, policia e Gjirokastrës tha se gjatë një operacioni në shkallë të gjerë në zonat malore të Tepelenës forcat e antidrogës janë përballur me persona të armatosur që kanë qëlluar mbi policinë me armë zjarri. Policia njoftoi për disa të arrestuar, pasi dyshohet se ata bllokuan rrugën gjatë operacionit policor për shkatërrimin e vatrave me narkotikë. Personat, kanë goditur me mjete te forta makinën e policisë dhe i kanë kundërshtuan me dhunë forcat policore.
XS
SM
MD
LG