Lidhje

Afrika e Jugut: Tubim pas vdekjes së 34 vetëve


Një grup prej mijëra demonstruesish zhvilluan një tubim paqësor para minierës ku 34 vetë gjetën vdekjen të enjten kur policia hapi zjarr mbi minatorët grevistë.

Demonstruesit kënduan këngë dhe hodhën parulla dhe disa prej tyre e morën fjalën para turmës së mbledhur në qytezën Marikana, në veri-perëndim të Johanesburgut.

Autoritetet vazhdojnë hetimet lidhur me incidentin e së enjtes. Shefja i policisë kombëtare, Riah Phiyega, tha se forcat e saj hapën zjarr kundër minatorëve në vetmbrojtje. Ajo tha të premten se policia përdori forcën për t’u vetmbrojtur, pasi u sulmua nga grevistët të armatosur me “armë të rrezikshme”.

78 vetë u plagosën gjatë incidentit dhe më shumë se 200 u arrestuan.
XS
SM
MD
LG