Lidhje

Polici që vrau 15 vjeçarin grek, dënohet me burgim të përjetshëm


Polici që vrau 15 vjeçarin grek, dënohet me burgim të përjetshëm
Polici që vrau 15 vjeçarin grek, dënohet me burgim të përjetshëm

Një gjykatë greke ka dënuar një polic me burgim të përjetshëm për vrasjen në vitin 2008 të një djali 15-vjeçar, që nxiti protesta mbarëkombëtare.

Gjykata vendosi sot se oficeri Epaminondas Korkoneas e qëlloi me dashje adoleshentin Aleksandros Grigoropulos ndërsa patrullonte në një lagje të Athinës të njohur për baret dhe kafenetë. Ajo dënoi edhe oficerin tjetër të patrullës, Vasilios Saraliotis për bashkëpunim në incidentin e dhjetorit 2008. Zoti Korkoneas ka ngulur këmbë se vrasja ishte aksident, e shkaktuar nga një plumb rikosheto që kishte gjuajtur gjatë një grindjeje me një grup të rinjsh.

Vrasja nxiti protesta të dhunshme në të gjithë Greqinë nga të rinjtë e Athinës dhe qyteteve të tjera. Autoritetet e mbajtën gjyqin e dy oficerëve rreth 120 milje në veriperëndim të Athinës për arsye sigurie.

XS
SM
MD
LG