Lidhje

Policia austriake arreston një ish gjeneral të ushtrisë së Bosnjës

  • Zëri Amerikës

Policia austriake arreston një ish gjeneral të ushtrisë së Bosnjës

Policia austriake arreston një ish gjeneral të ushtrisë së Bosnjës

Policia austriake ka arrestuar një ish gjeneral të ushtrisë së Bosnjës në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, e cila kërkon që ai të përballet me akuzat për krimet që lidhen me konfliktin e viteve 1990.

Ministri i brendshëm i Austrisë konfirmoi se Jovan Divjak u arrestua mbrëmë në Vienë pasi mbërriti nga kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë.

Serbia kërkon ekstradimin e tij. Gjenerali në pension ka lindur serb, por dezertoi nga ushtria serbe dhe kaloi në ushtrinë e boshnjakëve myslimanë në fillim të konfliktit mes dy vendeve. Zyrtarët thonë se ai kërkohet në lidhje me një sulm kundër një autokolone ushtarake të Jugosllavisë në Sarajevë.

Që nga dalja në pension nga shërbimi ushtarak, Divjak ka ndihmuar jetimë të luftës të marrin bursa studimi përmes një organizate jo-qeveritare të cilën e drejton ai. Qindra boshnjakë u mblodhën sot në Sarajevë për të protestuar kundër arrestimit të tij, përfshirë disa nga ata që pretendojnë se kanë përfituar nga veprat e tij bamirëse.

XS
SM
MD
LG