Lidhje

Tiranë: Policia njofton kapjen e një arsenali


Policia në Shqipëri tha se mbylli sot operacionin “Moglica” dhe njoftoi kapjen e dy personave si dhe të një arsenali armësh e municionesh luftarake.

Policia e Tiranës tha se pas disa muaj ndjekje dhe hetime, në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën, ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasve Adil Mersinllari dhe Bledar Muçollari.

Policia tha se ka sekuestruar armë të rënda, lëndë plasëse dhe municione luftarake, ka kontrolluar 24 banesa të dyshuarish dhe ka shoqëruar 16 persona.

Hetimet vazhdojnë për persona të tjerë të dyshuar, për mënyrën e gjetjes dhe destinacioni i armatimit të sekuestruar, njoftoi policia.

Policia tha se ka kapur 3 mortaja me trekëmbëshat. Kjo është një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në duart e trafikuesve.

Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve në policinë e Tiranës bashkë me prokurorinë akuzoi të arrestuarit për prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake si dhe për trafikim të tyre.

Për operacionin reagoi edhe opozita. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se kryeministri Edi Rama mundohet t'i fshehë e t'i mbrojë trafiqet e trafikantët.

“Krimet janë të rënda shumë e nuk mbulohen dot prej tij. Këto punë bëhen me lejen e kryeministrit dhe ai mundohet t'i fshehë” - tha zoti Paloka.

XS
SM
MD
LG