Lidhje

Policia e Gjirokastrës bllokon sasi marihuane


Policia e Gjirokastrës tha sot se bllokoi në një zonë të thellë malore të Gjrokastrës rreth gjysmë ton lëndë narkotike marihuanë që kishte si destinacion Greqinë.

Operacioni përfshiu pjestarë të reparteve të Antidrogës pas infromacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative, thanë burimet. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë Gentian Mullai tha se lënda narkotike transportohej me mushka në zonën e Hoshtevës së Zagorisë , poshtë Malit Dhwmbel, ndërkohë që ishte marrë në Fshatin Lazarat.

Policia tha se sekuestroi 15 çanta të mëdha me rreth gjysmë ton mariuanë. Policia tha se arrestoi një shtetas , duke transportuar me kafshë dore cantat me lëndë narkotike në drejtim të krahut tjetër të Përmetit.

Sipas Policisë personi i ndaluar është banues në Gjirokastër dhe më parë ka pasur precedentë penalë pasi është denuar në Greqi. Burimet zyrtare kanë pohuar se dy shtetasit e tjerë që ishin së bashku me shtetasin e arrestuar , si pasojë e motit të keq dhe mjegullës mundën të largohen , por janë identifikuar sipas policisë dhe janë shpallur në kërkim .

Policia ka bërë edhe sekuestrimin i dy automjeteve , të fshehura dhe të braktisura në një në një zonë fare afër fshatit malor. Sipas të dhënave paraprake këto automjete kishin transportuar lëndën narkotike nga Lazarati në drejtim të fshatit Hoshtevë. Dy drejtuesit e automjeteve i kishin fshehur mjetet dhe ishin larguar , por janë shpallur në kërkim nga policia .

Nga hetimet paraprake policia ka pohuar se trafikantët e dyshuar kanë qëndruar në tre banesa të braktisura në fshatin Hoshtevë si dhe në Kishën e fshatit . Përmasat e transportimit të lëndëve narkotike janë në rritje në Jug të Shqipërisë , ndërsa shqetësim edhe për këtë vit mbetet kultivimi i hashashit. Shirat dhe koha e keqe kanë shtyrë, sipas ekspertëve të antidrogës, sezonin e mbjelljes së lëndës narkotike.
XS
SM
MD
LG