Lidhje

Policia e Gjirokastrës arreston pesë persona të akuzuar për trafikimin e narkotikëve

  • Raimond Kola
  • Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës arrestoi sot pesë persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Në dy operacione në Tepelenë dhe në Gjirokastër u sekuestruan rreth 170 kilogramë hashash me destinacion Fierin dhe Tiranën. Policia tha se mes të arrestuarve janë edhe dy studentë të Universitetit të Gjirokastrës. Të dy studentët ,nga qyteti i Kukësit, u bllokuan në një autobus udhëtarësh me disa kilogramë hashash në bagazhet e tyre. Disa raste të koheve te fundit kane deshmuar per perfshirje te studenteve ne trafikun e narkotikeve.

Polcia e Gjiroaksters tha se operacioni tjetër u krye në zonën e Tepelenës ku grupi i trafikanëtve për tu shpëtuar kontrolleve policore po e transportonte lëndën narkotike në një rrugë rurale.Policia tha se rreth 160 kilograme hashash u bllokuan dhe tre persona u arrestuan.

Policia po ndërmerr kontrolle të shumta per të frenuar jo vetem transportimin e hashashit por edhe fillimin e kultivimit per kete vit. Zona më e njohur në Shqipëri për përmasat këtij kultivimi dhe trafikimi është fshati Lazarat , rreth 5 kilometër larg qytetit të Gjirokastrës.

XS
SM
MD
LG