Lidhje

Policia e Gjirokastrës bllokon një sasi të madhe lëndësh narkotike


Policia e Gjirokastrës tha sot se bllokoi një tjetër sasi të madhe lëndësh narkotike duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar disa armë zjarri.

Operacioni policor u zhvillua në zonën midis fshatit Lazarat të Gjirokastërs dhe qytetit të Delvinës. Rreth 140 kilogramë hashash u sekuestruan së bashku me një mjet dhe tre kafshë pune që transportonin lëndën narkotike.

Policia tha se trafikantët e armatosur shëmbyen zjarr për rreth 20 minuta me policinë duke i dhënë kohë grupit tjetër që priste lëndën narkotike të largohej.

Të paktën katër persona të tjerë po hetohen dhe janë që të gjithë nga qyteti i Delvinës thanë burimet policore.

Trafiku i narkotikëve vazhdon të njohë përmasa sidomos në brezin e kufirit tokësor të Shqipërisë me Greqinë.

XS
SM
MD
LG