Lidhje

Policia e Korçës ndalon 27 refugjatë sirianë

  • Raimond Kola

Gjendja e vështirë e refugjatëve në strehimoret greke me afrimin e dimrit po nxit shumë prej tyre t`i drejtohen rrjeteve të trafikut për t`u zhvendosur drejt vendeve europiane.

Policia shqiptare po përballet me dukuri të ndryshme të trafikimit në zonat kyfitare shqiptaro –greke. Policia e Korçës tha të mërkurën se bllokoi 27 shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Raste të tjera trafiku të refugjatëve, në numër më të vogël janë zbuluar ditët e fundit si nga polica shqiptare dhe nga polica greke. Policia shqiptare tha se goditi të mërkurën një rrjet të transportimit të refugjatëve duke arrestuar tre persona me banim në Pogradec dhe Elbasan.

Sipas hetimeve paraprake tre personat u kishin premtuar shtetasve të huaj, se do t'i ndihmonin për të shkuar drejt vendeve të BE-së, duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kundrejt shumës prej 1200 Euro për personat e rritur dhe 600 Euro për fëmijët.

Policia shqiptare tha se pas intervistimit të 27 shtetasve të huaj , mes të cilëve 12 fëmijë të mitur, janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në perfieri të Tiranës.

XS
SM
MD
LG