Lidhje

Policia e Korfuzit godet nje rrjet te trafikut te narkotikeve

  • Isabela Cocoli

Policia e Korfuzit godet nje rrjet te trafikut te narkotikeve

Policia e Korfuzit godet nje rrjet te trafikut te narkotikeve

Policia greke tha se ka goditur një rrjet të trafikantëve të narkotikëve nga Shqipëria. Sipas policisë së Korfuzit rrjeti transportonte përmes rrugëve detare sasi hashashi në drejtim të Greqisë. Policia greke tha se ka arrestuar dy prej anëtarëve të rrjetit dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë. Rastet e transportimit të narkotikëve vazhdojnë të shtohen edhe në Jug të Shqipërisë.

Roja bregdetare greke e Korfuzit ka bllokuar disa dhjetëra kilogramë bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria dhe ka arritur të arrestojë dy persona që transportonin lëndën narkotike në thellësi të territorit grek. Sipas Policisë së ishullit grek fqinj me Sarandën, operacioni është kryer në zonën e Ftelesë afër brigjeve me Shqipërinë. Policia greke kishte kohë që monitoronte këtë zonë për shkak të aktivitetit të rritur të trafikantëve të narkotikëve, deklaruan burimet zyrtare.

Një natë më parë policia greke ka arritur të finalizojë operacionin duke angazhuar edhe forca policore nga brezi tokësor. Dy prej personave u arrestuan në flagrancë, ndërsa një person tjetër arriti të largohej, thanë burimet zyrtare të policisë greke. Pak ditë më parë policia shqiptare e Sarandës kishte bllokuar mbi 120 kilogramë lëndë narkotike me destinacion Greqinë.

Policitë e të dy vendeve po shohin me shqetësim se trafikantët synojnë të përdorin tani krahas rrugëve tokësore edhe hapësirën detare me Korfuzin për të transportuar lëndë narkotike. Rastet e transportimit të narkotikëve vazhdojnë të shtohen në zonat jugore të Shqipërisdë. Kështu kohëve të fundit policia e Gjirokastrës ka arritur të bllokojë disa dhjetëra kilogramë bimë narkotike me destinacion jo vetëm Greqinë por edhe tregun e brendshëm te narkotikeve.

Policia e Gjirokastrës tha se ka filluar operacionet edhe për bllokimin e shpërndarësve të lëndëve narkotike.Sipas policisë ,dy të rinj u arrestuan dje, me sasi të vogla hashashi që shpërndanin në shkollat e mesme në qytetin e Gjirokastrës.

XS
SM
MD
LG