Lidhje

Policia e Sarandës godet një grup trafikantësh lëndësh narkotike


Policia e Sarandës godet një grup trafikantësh lëndësh narkotike
Policia e Sarandës godet një grup trafikantësh lëndësh narkotike

Policia e Sarandës tha sot se goditi një grup trafikantësh lëndësh narkotike.

Policia thotë se arrestoi shtatë persona dhe sekuestroi rreth 250 kilogramë bimë narkotike. Ata akuzohen se transportonin hashash nga fshati Lazarat i Gjirokastrës në një zonë fqinje me Delvinën.

Transporti realizohej me kuaj në një terren mjaft të thyer. Sipas burimeve policore më pas lënda narkotike transportohej drejt Greqisë fqinje përmes kufirit tokësor dhe hapësirës detare. Policia e Sarandës thotë se po heton edhe për anëtarë të tjerë të këtij rrjeti.

Pak ditë më parë policia greke bllokoi në zonën bregdetare një sasi prej gati një ton bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria . Ekspertët e antidrogës thonë se vazhdojnë të ballafaqohen me shtimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

XS
SM
MD
LG