Lidhje

Policia e Uashingtonit arreston një të dyshuar për sulm vetëvrasës me bomb


Policia e Uashingtonit arreston një të dyshuar për sulm vetëvrasës me bomb
Policia e Uashingtonit arreston një të dyshuar për sulm vetëvrasës me bomb

FBI-ja dhe Policia Kapitolit dje arrestuan një person për të cilin thonë se kishte në plan të kryente një sulm vetëvrasës në ndërtesën e Kongresit amerikan. I arrestuari është një maroken 29 vjeçar i cili jetonte në Arlington të Virxhinias.

Në të gjitha ambjentet e Kapitolit amerikan, policia vëzhgonte me kudjdes situatën, pasi zyrtarët thanë se kishin parandaluar një komplot për të goditur në zemër qeverinë amerikane.


Policia tha se 29-vjeçari maroken Amine El Khalifi – i cili u dërgua në një gjykatë federale nën masa të rrepta sigurie- kishte në plan të shtinte me armë drejt ndërtesës së Kongresit dhe pastaj të hidhte veten në erë. Lajmi befasoi shumë nga turistët që vizitonin ndërtesën e Kongresit.

“Çdo gjë dukej mirë, ishte një ditë e përkryer për turistët, por ky është një lajm goxha e frikshëm”.

Sipas autoriteve arrestimi është rezultat i një hetimi të hollësishëm. Gjatë gjithë kesaj kohe El Khalifi ka jetuar në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Pas arrestimit policia bastisi shtëpinë e tij në Arlington të Virxhinias.

Zyrtarët thonë se El Khalifi donte të bashkohej me një grup terrorist dhe mendonte se ishte duke punuar me al-Kaidën. Por, sipas zyrtarëve ai nuk e dinte se jeleku i tij vetëvrasës i mbushur me eksplozivë, ishte furnizuar nga oficerët e zbulimit dhe nuk mund të aktivizohej.

Ish zyrtari amerikan i sigurisë kombëtare Richard Clark thotë se ky është një tregues se ka grupe njerëzish në Shtetet e Bashkuara të cilët edhe pa ndihmën e Al-Kaidës mund të bëhen terroristë.

“Edhe nëse Al-Qaida në Pakistan dhe Afganistan shkatërrohet, ka grupe njerëzish në Shtetet e Bashkuara të cilët në mënyrë spontane mund të bëhen terrorist pa komunikuar ose pa u lidhur me Al-Kaidën”.

Hetuesit thonë se El Khalifi ka vizituar ndërtesën e Kongresit disa herë në javët e fundit për t’u përgatitur për sulmin. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG