Lidhje

Policia franceze ndërhyn për hapjen e një rafinerie pranë Parisit

  • Zëri Amerikës

Policia franceze ndërhyn për hapjen e një rafinerie pranë Parisit

Policia franceze ndërhyn për hapjen e një rafinerie pranë Parisit

Policia franceze ndërhyri për hapjen e një rafinerie nafte në afërsi të Parisit, ndërsa qeveria franceze po e ashpërson qëndrimin e saj kundër sindikatave në prag të votimit mbi reformën e debatueshme të pensionit. Policia hyri sot paradite në rafineri me urdhër të autoriteteve për t’i detyruar grevistët të ktheheshin në punë. Të dyja palët u përleshën dhe të paktën një person u plagos. Punonjësit kanë qëndruar jashtë rafinerisë për katër ditë duke bllokuar hyrjen në të. Bllokimi ka ndikuar në mungesën e furnizimeve me gaz në mbarë vendin. Senati e miratojë reformën në votimin e sotëm me 177 vota pro dhe 153 kundër.

XS
SM
MD
LG