Lidhje

Policia gjermane arreston katër të dyshuar islamikë

  • Zëri Amerikës

Policia gjermane arreston katër të dyshuar islamikë

Policia gjermane arreston katër të dyshuar islamikë

Policia gjermane tha se ka arrestuar katër të dyshuar islamikë për armëmbajtje pa leje, para ceremonisë së nesërme të 21 vjetorit të ribashkimit gjerman.

Por autoritetet thanë më pas se nuk kanë gjetur të dhëna për plane të ndonjë sulmi. Prokurorët thanë se nuk gjetën armë apo sende të tjera të rrezikshme gjatë kërkimit në një apartament në zonën e Bonit.

Autoritetet thanë se ata nuk kanë lidhje me grupe terroriste. Një zëdhënës i policisë në Këln tha se të dyshuarit nga mosha 22 deri në 27 u arrestuan dje, ndërkohë që policia nuk mund të përjashtonte mundësinë e përgatitjes së ndonjë sulmi në prag të përgatitjeve të festimeve për ribashkimin e Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG