Lidhje

Policia gjermane largon protestuesit anti-bërthamorë nga hekurudha


Policia gjermane largon protestuesit anti-bërthamorë nga hekurudha
Policia gjermane largon protestuesit anti-bërthamorë nga hekurudha

Mijëra policë gjermanë ndërhyn sot për të hequr protestuesit anti-bërthamorë në disa pika përgjatë një linje hekurudhore ku do të kalonte një ngarkesë e debatueshme e shufrave të karburantit bërthamor nga Franca drejt një depoje në veri të Gjermanisë.
Treni hyri në Gjermani të shtunën nga një fabrikë ripërpunimi në veriperëndim të Francës. Përpara kalimit të kufirit, demonstruesit francezë organizuan një numër protestash që kanë ngadalësuar përparimin e trenit i cili u nis nga Franca veriore javën e kaluar.
Dërgesa e përbërë nga 11 kontenierë me mbetje bërthamore pritet të arrijë në destinacionin e saj përfundimtar në një depo pranë qytetit verior të Dannenberg, sonte vonë ose të hënën.
Policia pranë Dannenberg-ut të dielën u përpoq të largonte katër protestuesit që kishin lidhur duart e tyre në hekurudhë.
Dërgesa vjetore nga Franca ka qenë në qendër të protestave anti-bërthamore në vitet e fundit. Protestuesit pretendojnë se dërgesat nuk janë të sigurta.

XS
SM
MD
LG