Lidhje

Policia greke bllokon heroinë në një autobus të linjës Sarandë - Athinë


Policia greke bllokon heroinë në një autobus të linjës Sarandë - Athinë
Policia greke bllokon heroinë në një autobus të linjës Sarandë - Athinë

Policia greke tha sot se bllokoi mbi pesë kilogramë heroinë në një autobus ta Linjës ndërkombëtare të udhëtarëve Sarandë-Athinë.

Forcat greke të Luftës ndaj Narkotikëve arrestuan dy persona që dyshohen si të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Sipas policisë greke autobusi u kontrollua në brendësi të territorit grek, gati 5 kilometra larg Pikës Kufitare të Kakavijës. Droga e sekuestruar ishte fshehur në depozitën e ajrit të kondicionerit te autobuzit dhe ishte mbështjellë në 10 pako pohoi një zyrtar i policisë greke. Pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë kanë qenë kohëve të fundit në shënjestër të trafikantëve të lëndëve narkotike.

Dhjetëra kilogramë hashash janë bllokuar në kufi si nga policia shqiptare dhe ajo greke.

XS
SM
MD
LG