Lidhje

Policia greke bllokon dy sasi të mëdha lëndësh narkotike afër kufirit me Shqipërinë

  • Raimond Kola

Policia greke bllokon dy sasi të mëdha lëndësh narkotike afër kufirit me Shqipërinë

Policia greke bllokon dy sasi të mëdha lëndësh narkotike afër kufirit me Shqipërinë

Policia greke bllokoi në dy aksione në Greqinë e Veriut dy sasi të mëdha lëndësh narkotike. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Janinës rreth 200 kilogramë hashash u bllokuan në zonën e Konicës ,fare afër kufirit me Shqipërinë.

Policia greke tha se krahas sasisë së lëndës narkotike u bllokuan edhe 20 granata luftarake si dhe një armë e tipit kallashnikov me një arsenal fishekësh. Policia greke tha se lënda narkotike ishte fshehur në një zonë pyjore të Konicës dhe megjithë marrjen në ruajtje nga policia trafikantët nuk ishin arritur të ndaloheshin.

Policia e Janinës e ka vlerësuar si një rast të veçantë trafikimin edhe të municioneve luftarake së bashku me lëndën narkotike të bllokuar. Sipas policisë së Janinës kjo formë kriminale ka të bëjë me rrjetet e trafikut shqiptar dhe grek që veprojnë intensivisht dy tre viet e fundit sidomos në trasportimin e lëndëve narkotike nga territori shqiptar në thellësi të territorit grek. Në një aksion tjetër Policia e Janinës bllokoi rreth 60 kilogramë bimë nakrotike hashashi në një automjet pronë e një shtetasi shqiptar.

Trafikanti ka arritur ti shpëtojë arrestimit duke e braktisur makinën në një zonë pyjore , thanë burimet zyrtare të policisë greke. Policia ka gjetur mjete të identifikimit dhe dokumente bankare të cilat nga hetimet kanë rezultuar se i përkisnin një të riu 27 vjeçar nga Shqipëria.

Policia kufitare si shqiptare dhe greke dhe njësitë e antidrogës kanë shtuar muajt e fundit aksionet në të dy anët e kufirit shqiptaro grek. Kjo pasi është rritur ndjeshëm sidomos trafikimi i lëndës narkotike të hashashit e cila kultivohet në zonat jugore të Shqipwrisë. Trafikantë nga të dy vendet , tw nisur edhe nga fitimet e mëdha në tregun e narkotikëve gjatë sezonit veror, përdorin forma të ndryshme për trasportimin e lëndës narkotike si nga kufiri tokësor edhe ai detar me Greqinë.

XS
SM
MD
LG