Lidhje

Policia greke e Igumenicës shkatërron një grup trafikantësh të lëndëve narkotike


Policia greke e Igumenicës shkatërron një grup trafikantësh të lëndëve narkotike
Policia greke e Igumenicës shkatërron një grup trafikantësh të lëndëve narkotike

Policia greke e Igumenicës tha se ka shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që kishin ngritur rrjetin e tyre në Europën Perëndimore. Policia tha se hashashi me prejardhje nga Shqipëria transportohej drejt Suedisë me makina tregëtare që eksportonin djathin grek. Policia e Igumenicës tha se ka bllokuar gjatë këtij viti në brezin kufitar me Shqipërinë mbi 4 tonë hashash.

Departamenti i Narkotikëve në Igumenicë, qytetin fqinj me Sarandën, ka deklaruar se ka goditur një grup të strukturuar që kryente veprime kriminale të vazhdueshme në trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Evropës Veriore.

Policia greke tha se ka arrestuar tre persona duke sekuestruar mbi 200 kilogramë hashash dhe një arsenal armësh. Operacioni ,sipas policisë greke, është kryer në zonën e Sulit në Greqinë Veriore, zonë që ishte kthyer në bazë të trafikantëve.

Sipas policisë greke lënda narkotike pasi transportohej nga Shqipëria maskohej në podhimin blektoral që eksportohej drejt Stokholmit te Suedisë përmes një kompanie transporti. Paketimi, sipas policisë greke, realizohej në mënyrë të tilla duke mos ngjallur dyshime në kontrollet kufitare. Policia greke ka bllokuar si provë materiale pajisjet me të cilat realizohej paketimi i lëndës narkotike.

Ndërkaq, policia e Igumenicës publikoi të dhënat për trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë gjithë këtij viti. Sipas këtyre të dhënave policia greke ka arritur të bllokojë mbi 4 tonë bimë narkotike hashashi të futur në Greqi nga territori shqiptar.

Policia tha se janë regjistruar 227 raste të operacioneve kundër narkotikëve. Sipas policisë greke 333 persona janë arrestuar për këtë vepër kriminale. Gjatë operacioneve krahas lëndës narkotike në jo pak raste janë sekuestruar edhe armë të tipeve të ndryshme që përdoreshin nga trafikantët për sigurinë e ngarkesave me lëndë narkotike.

Të dhënat e publikuara flasin për një rritje të këtij trafiku që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për policitë shqiptare dhe greke në brezin kufitar mes të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG