Lidhje

Policia konfronton protestuesit në Athinë

  • Zëri Amerikës

Policia konfronton protestuesit në Athinë

Policia konfronton protestuesit në Athinë

Policia në Athinë përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve që qëllonin me gurë, të cilët përkujtonin përvjetorin e vrasjes së një adoleshenti nga forcat e policisë dy vjet më parë.

Disa mijëra policë ishin dislokuar sot në Athinë, ku studentët marshonin pranë ndërtesës kryesore të Universitetit të Athinës. Sipas planit, sonte protestuesit do të mblidhen tek vendi ku u vra djali. Vrasja e 15-vjeçarit Aleksandros Grigoro-pulos më 6 dhjetor të 2008 shkaktoi protesta në disa qytete greke.

Për dy javë rresht të rinjtë zhvilluan protesta nganjëherë edhe të dhunshme në rrugët e Greqisë, duke djegur makina, thyer xhama dhe duke u përleshur me forcat e policisë.

XS
SM
MD
LG