Lidhje

Operacione të policisë greke kundër drogës


Policia greke po patrullon me mjete nga ajri brezin e kufirit tokësor me Shqipërinë pas shtimit të incidenteve në zonat kufitare. Trafikantë të lëndëve narkotike janë kthyer në problem për banorët që jetojnë në zonat kufitare mes të dy vendeve. Ndërkohë policia e Gjirokastrës njoftoi për një tjetër operacion ku u bllokuan disa dhjetëra kilogramë mariuanë me destinacion Greqinë.

Policia greke po përdor helikopterët për monitorimet nga ajri të zonës kufitare me Shqipërinë pas shtimit të incidenteve që lidhen me pronën e banorëve grekë afër kufirit.Burimet zyrtare të policisë greke kanë pohuar se elikopterët janë të pajisur me mjete vëzhgimi me rezolucion të lartë dhe përmes operacioneve synohet identifikimi dhe kapja e elementëve të inkriminuar.

Kufiri tokësor i Gjirokastrës mer Janinën shërben për trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Greqisë, por së fundi njeh edhe raste të shtuara të hyrjes në Shqipëri të refugjatëve nga vendet arabe dhe aziatike. Policia greke njoftoi dje se një trafikant i rrezikshëm shqiptar arriti tu shpëtonte forcave policore greke gjatë një operacioni në zonën e Janinës.Ndërkohë Policia e Gjirokastrës njoftoi mbrëmë se bllokoi një tjetër sasi lënde narkotike që kishte si destinacion Greqinë. Policia tha se rreth 130 kilogramë mariuanë u sekuestraun në një mjet tip xhip që kishte dalë nga fshati Lazarat i Gjirokastrës dhe po udhëtonte drejt kufirit grek.

Policia nuk ka mundur të arrestojë drejtuesin e mjetit i cili e ka braktisur atë në një zonë rurale afër kufirit me Greqinë.

Policia tha se gjeti në automjet krahas lëndës narkotike edhe një cantë me ushqime .Sipas ekspertëve të policisë trafikantët shqiptarë gjejnë shtigje në kufirin mes të dy vendeve duke bashkëpunuar dhe me trafikantët greke në transportimin e mariuanës që është kultivuar në Shqipëri.

Ekspertët policorë shprehen se rrjetet e trafikut janë fuqizuar ndjeshëm prej sasive të mëdha të narkotikëve që qarkullojnë. Ekspertët vlerësojnë se raste të kohëve të fundit flasin për sofisitikimin e mënyrave të transportit të narkotikëve nga zonat shqiptare në drejtim të rajoneve kufitare me Greqinë dhe Italinë.
XS
SM
MD
LG