Lidhje

Policia italiane arreston kreun e mafias Mikele Zagaria

  • Zëri Amerikës

Policia italiane arreston kreun e mafias Mikele Zagaria

Policia italiane arreston kreun e mafias Mikele Zagaria

Policia italiane ka arrestuar kreun e mafias Mikele Zagaria, i cili udhëhiqte klanin Kazalesi, dhe ishte një nga të kërkuarit më të mëdhenj në vend.

Policia e arrestoi Mikele Zagarian sot në një bunker të nëndheshëm në qytetin e tij të lindjes Casapesenna, pranë Napolit në jug të Italisë.

53 vjeçari Zagaria kishte 16 vjet në arrati. Ai ishte kreu i Kamorrës, mafias napolitane. Ai është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për krime ku përfshihen vrasje dhe rrëmbime.
Ndërsa Kamorra vepron në Napoli dhe zonat përreth, organizata ka lidhje ndërkombëtare dhe përfiton të ardhura të paligjshme përmes trafikut të drogës, importit të mbetjeve , grabitjeve dhe ndërtimeve.

Ministri i Brendshëm i Italisë e quajti këtë arrestim si një “sukses të madh” të shtetit, jo vetëm kundër klanit Kasalesi por ndaj gjithë organizatës Kamorra.

XS
SM
MD
LG