Lidhje

Policia kroate arreston më shumë se 100 aktivistë në kryeqytetin Zagreb

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Policia kroate arreston më shumë se 100 aktivistë në kryeqytetin Zagreb

Policia kroate arreston më shumë se 100 aktivistë në kryeqytetin Zagreb

Policia kroate ka arrestuar sot më shumë se 100 aktivistë në kryeqytetin Zagreb, të cilët demonstruan kundër një projekti ndërtimi që thonë se do të shkatërrojë qendrën historike të qytetit.

Policët i larguan protestuesit nga zona ku ata kishin qëndruar disa muaj të tërë duke bërë fushatë për të ndaluar fillimin e ndërtimeve.

Sot, ata u përpoqën të ndalonin punëtorët të hiqnin disa pemë. Aktorë, zyrtarë të qytetit dhe shkrimtarë ishin në mes të të arrestuarve.

Projekti ka në plan ta shndërrojë qendrën në një zonë moderne komerciale dhe banimi. Por aktivistët thonë se investitorët i kanë marrë ilegalisht lejet e ndërtimit.

XS
SM
MD
LG