Lidhje

Kultivimi i marijuanës në zona të Tepelenës

  • Raimond Kola

Policia thotë se kultivimi i lëndëve narkotike është përhapur kohët e fundit në zonat malore të Tepelenës.

Gjatë operacioneve në disa fshatra në afërsi të rrjedhës së Lumit Vjosa janë zbuluar vatra të shumta te mbjella me marijuanë. Policia ka kryer ditët e fundit shkatërrimin e disa qindra bimëve dhe hetime lidhur me autorët. Në një rast policia ka arrestuar një nga kultivuesit e marijuanës , ndërsa në zona të tjera nuk ka persona të ndaluar. Sipas policisë pas bllokimit të kultivimit në Lazarat dukuria është përhapur në zona të tjera malore të Qarkut të Gjirokastrës që përfshin Tepelenën dhe Përmetin.

Ditëve të fundit është rigjallëruar edhe transportimi i marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë. Në dy raste policia greke e Janinës dhe Igumenicës ka njoftuar së fundi bllokimin e disa dhjetëra kilogramëve lëndë narkotike në zonat kufitare fqinje me Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG