Lidhje

Policia në Argjentinë, kontrolle në zyrat e një rrjeti televizioni


Policia në Argjentinë, kontrolle në zyrat e një rrjeti televizioni
Policia në Argjentinë, kontrolle në zyrat e një rrjeti televizioni

Policia në Argjentinë zhvilloi kontrolle në zyrat e një rrjeti televizioni, pronë e grupit të fuqishëm mediatik Clarin.

Një grup policësh hynë në mjediset e e televizionit Cablevision për të vënë në zbatim një urdhër gjykate, pas ankesës së një kompanie rivale për shkelje të rregullave të konkurrencës.

Televizioni Cablevizion më pas e cilësoi kontrollin e policisë të paprecedent dhe si pjesë e kërcënimeve të vazhdueshme të qeverisë për frikësimin e mediave. Kompania e fuqishme mediatike Clarin ka në pronësi gazeta, televione dhe radio dhe shpesh i është kundërvënë presidentes Krisitina Fernandez de Kirchner.

XS
SM
MD
LG