Lidhje

Policia në Zagreb përleshet me protestues nacionalistë

  • Zëri Amerikës

Policia në Zagreb përleshet me protestues nacionalistë

Policia në Zagreb përleshet me protestues nacionalistë

Policia në kryeqytetin kroat u përleshën sot me protestuesit nacionalistë, në prag të një votimi të rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Rreth 1 mijë protestues, shumica veteranë të luftës për pavarësi u mblodhën në sheshin qendror të Zagrebit, me parulla ku thuhej “Jo BE-së” ose “Unë e dua Kroacinë”, si edhe duke hedhur slogane kundër Bashkimit Evropian. Ata kërkuan shtyrjen e votimit, duke argumentuar se udhëheqësit poilitikë nuk ia kishin shpjeguar qartë qytetarëve se çfarë pasojash do të kishte anëtarësimi.

Policia arrestoi disa protestues që u përpoqën të hiqnin një flamur të BE-së nga një shtyllë, ndërsa të tjerë thërrisnin “Tradhëti, Tradhëti!” Sipas njoftimeve të medias disa persona u lënduan gjatë protestës.

Nesër qytetarët kroatë votojnë në një referendum për t’iu përgjigjur pyetjes: “A e mbështesni anëtarësimin e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian?”. Mes 50 dhe 60 për qind e votuesve pritet të përgjigjen pozitivisht.

XS
SM
MD
LG