Lidhje

Policia norvegjeze konfiskon pajisje elektronike në ishullin Utoja


Policia norvegjeze konfiskon pajisje elektronike në ishullin Utoja
Policia norvegjeze konfiskon pajisje elektronike në ishullin Utoja

Policia norvegjeze njoftoi se ka konfiskuar pajisje të ndryshme elektronike në ishullin Utoeya, si pjesë e hetimeve lidhur me vrasjen masive të 77 personave më 22 korrik.

Një avokat i policisë tha në Oslo se hetimet rreth sulmit në ishull dhe një shpërthimi në kryeqytetin e vendit ende vazhdojnë dhe se policia ka marrë si dëshmi nga ishulli telefona celularë dhe pajisje të tjera.

Ai nuk pranoi të prononcohej kur u pyet nëse policia mendonte se personi i cili i ka pranuar vetë sulmet, Anders Breivik, ishte me probleme mendore.

Ndërkohë, sipas një gazete, 66 për qind e norvegjezëve kërkojnë dënime më të ashëpra pas vrasjeve që tronditën vendin.


Në një anketë të kryer gjashtë ditë pas sulmit, 65,5 përqind e norvegjezëve thanë se ndëshkimet janë "tepër të buta" dhe vetëm 23,8 për qind mendojnë se ato janë të mjaftueshme.

XS
SM
MD
LG