Lidhje

Policia ruse arreston 55 përkrahës të opozitës

  • Zëri Amerikës

Policia ruse thotë se kanë arrestuar 55 përkrahës të opozitës pranë Sheshit të Kuq të Moskës për të penguar një miting të paautorizuar anti-qeveritar.

Aktivistët u kishin bërë thirrje mbështetësve të ecnin përreth sheshit, që ndodhet jashtë Kremlinit, duke mbajtur shirita të bardhë si simbol i lëvizjes së protestës.

Por policia e mbylli sheshin dhe bllokoi rrugët e hyrjes, për të mos e lejuar tubimin.

Aktivistët rusë të opozitës e kanë kritikuar qeverinë se ka shkelur të drejtën e tyre për lirinë e tubimit.

Dhjetëra mijëra aktivistë janë tubuar muajt e fundit për të protestuar kundër manipulimeve të shumta në zgjedhjet parlamentare si dhe kundër zgjedhjes së zotit Vladimir Putin si president muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG