Lidhje

Policia ruse u përlesh me demonstruesit

  • Zëri Amerikës

Policia ruse u përlesh sot me demonstruesit ndërsa rreth 20 mijë njerëz protestonin në vigjilje të inaugurimit të Vladimir Putinit në mandatin e tretë presidencial.

Oficerë me helmeta kanë goditur protestuesit me shkopinj gome duke arrestuar dhjetra prej tyre mbas shpërthimit të përleshjeve mes dy palëve pranë urës mbi lumin e Moskës para Kremlinit.

Mes të ndaluarve janë tre udhëheqës të protestave kundër zotit Putin - Aleksei Navalyn, Boris Nemtsov dhe Sergei Udalstov. Zyrtarët thonë se të paktën 4 prej të ndaluarve janë të plagosur.

Zoti Puntin ishte kryeministri i vendit pasi u largua nga presidenca në vitin 2008. Ai fitoi zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, por opozita i ka cilësuar këto votime si zgjedhje të vjedhura.

Udhëheqësit botërorë e kanë pranuar me rezerva fitoren e zoti Putin, dhe vëzhguesit ndërkombëtar thonë se zgjedhjet qartësisht anonin në favor të ish presedentit.

XS
SM
MD
LG