Lidhje

Policia serbe kryen kontrolle për udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Haxhiç


Policia serbe kryen kontrolle për udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Haxhiç
Policia serbe kryen kontrolle për udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Haxhiç

Sot policia serbe kontrolloi dy shtëpi të të afërmve të udhëheqësit të serbëve të Kroacisë në kohën e luftës, Goran Hadzic, i cili është në arrati dhe akuzohet për krime kundër njerëzimet gjatë luftës kroate të viteve ’90.

Sipas një deklarate të prokurorit, policia that se ka bastisur shtëpitë e të afërmëve të zotit Hadzic në kërkim të dëshmive që mund të çojnë në arrestimin e të dyshuarit.

Në vitin 2004 zoti Hadzic u shpall fajtor nga Gjykata e Hagës dhe për herë të fundit është parë te shtëpia e motrës së tij në Novi Sad. Mendohet se është largua nga shtëpia e motrës së tij pasi dikush i kishte treguar se policia po përgatitej ta arrestonte.

Arrestimi i zotit Hadzic dhe udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç janë kushtet kryesore për përparimin e bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në BE.

XS
SM
MD
LG