Lidhje

Kakavijë, arrestohen dy policë


Zyrtarët e Kontrollit të Brendshëm në Policinë shqiptare njoftuan arrestimin e dy punonjësve të policisë në Pikën Kufitare të Kakavijës që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Dy oficerët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Arrestimet erdhën pas publikimit të pamjeve video në emisionin investigativ “Fiks Fare “ ku dy oficerët e policisë në Kakavijë ishin të përfshirë në kalimin drejt vendeve “Shengen” të tre të rinjve në shkelje të rregullave kufitare dhe në këmbim të ryshfetit.

Policia ka rritur kontrollet në kufi ndaj qindra të rinjve që kërkojnë të emigrojnë jashtë vendit. Sipas burimeve vendore disa dhjetëra banorë nga zona rurale të Fierit,Vlorës por edhe nga rrethet e Qarkut të Gjirokastrës kanë udhëtuar javëve të fundit kryesisht drejt Gjermanisë.

Burimet zyrtare shqiptare njoftuan se mbi 3.000 qytetarë shqiptarë kanë kërkuar kohët e fundit azil në Gjermani.

Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Brendshme njoftoi se ka kthyer gjatë këtyre tre ditëve rreth 750 persona që kanë kërkuar të udhëtojnë pa dokumente drejt vendeve të Marrëveshjes “Shengen”.

Ministria Brendshme tha se po heton edhe disa nga kompanitë e udhëtimeve me dyshimet se ato mashtrojnë qytetarët duke u premtuar azil në vendet e Bashkimit Europian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG