Lidhje

Policia shqiptare bllokon lëndë narkotike


Policia shqiptare njoftoi se ka bllokuar në 24 orët e fundit rreth 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit mariuane duke arrestuar disa persona.


Sasia më e madhe e lëndës narkotike u bllokua në Portin e Durrësit, rreth 600 kilogramë, në një automjet që do të udhëtonte drejt Italisë. Droga ishte e fshehur në pjesën e sipërme të një makine tregëtare ndërsa shoferi u arrestua. Origjina e lendes narkotike dyshohet fshati Lazarat i Gjirokastres. Nje tjetër sasi e vogël prej disa kilogramësh mariuane u bllokua në Vlorë ku policia arrestoi dy persona


Ndërkohë Policia kufitare e Gjirokastrës dhe sektori i antidrogës bllokuan rreth 100 kilogramë mariuanë në afërsi të zonës së Lazaratit.Policia tha se transportuesit e lëndës narkotike arritën ti shpëtonin policisë në terrenin malor. Operacionet policore në këtë zonë u rikthyen pas disa masave të reja të kontrollit të njoftuara pak ditë më parë.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Artan Didi kishte kërkuar gjatë një inspektimi në Gjirokastër mbështejne e gjithë faktorëve për të frenuar kultivmin dhe transportimin e e narkotikëve në Lazarat. Ai e kishte vlerësuar këtë zone si një njollë të zezë për përmasat e kultivimit të mariuanës në Shqipëri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG