Lidhje

Policia zhvillon hetime mbi shpërthimin e një bombe në veri të Shqipërisë

  • Zëri Amerikës

Policia zhvillon hetime mbi shpërthimin e një bombe në veri të Shqipërisë

Policia zhvillon hetime mbi shpërthimin e një bombe në veri të Shqipërisë

Policia po zhvillon hetime mbi shpërthimin e një bombe të vënë në një makinë në veri të Shqipërisë mes një fushate që është përshkuar nga disa incidente të dhunshme para zgjedhjeve të së dielës.

Askush nuk u plagos rëndë në shpërthimin e sotëm në Kukës, përveç dëmtimit të makinës së kandidatit të opozitës socialiste që garonte për postin e një distrikti aty pranë.

Votuesit shqiptarë do të hedhin votën të dielën për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, krerët e qeverive lokale dhe anëtarët e këshilleve. Mjedisi politik është i polarizuar thellë mes Partisë Demokratike në pushtet dhe socialistëve të opozitës, dhe fushata është përshkuar nga retorika e ashpër dhe dhuna.

XS
SM
MD
LG