Lidhje

Një vaksinë e re për poliomelitin mund ta çrrënjosë sëmundjen

  • Vidushi Sinha

Një vaksinë e re për poliomelitin mund ta çrrënjosë sëmundjen

Një vaksinë e re për poliomelitin mund ta çrrënjosë sëmundjen

Një vaksinë e re kundër poliomelitit ka rritur shpresat se kjo sëmundje mund të çrrënjoset tërësisht. Poliomeliti mund të shkaktojë deformime të rënda dhe paraliza tek fëmijët. Numri i rasteve të poliomelitit në mbarë botën ka rënë 99 për qind në vitet e fundit si rezultat i një fushate vaksinimi global, që filloi në vitet 1950. Por sëmundja ende kërcënon fëmijët në të paktën katër vende në Afrikë dhe Azinë Jugore. Tani, provat klinike në dy shtete kanë konfirmuar efekasitetin e një vaksinë të re. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se zhdukja e plotë e poliomelitit mund të jetë afër.

Tosin Agbabiaka u prek nga poliomeliti në qytetin e tij, Lagos, kur ai ishte tre vjeç. Ai zbuloi se kishte talent artistik dhe filloi të pikturojë duke mbajtjur penelin në gojën e tij. "Polio më bën të dukem si lypës. Çdo të shtunë unë sjell pikturat e mia për njerëzit për t'i parë dhe ata fillojnë të më japin para. Kjo nuk më pëlqen dhe me vjen shumë inat." thotë Tosin. Vaksina e poliomelitit që jepet nëpërmjet gojës mund t'a kishte parandaluar sëmundjen e tij.

Vaksinimet masive kundër poliomelitit filluan në vitet 1950. Në vendet e zhvilluara, sëmundja është zhdukur, por është ende problematike në disa vende të Azisë Jugore dhe Afrikës.

Shkencëtarët thonë se në dy vendet ku poliomelitit është endemik, vaksina e re ka qenë 30 për qind më efektive se të vaksinës tradicionale. Të dhënat në Nigeri dhe Indi kanë treguar se foshnjet qe morrën vaksinën e re, të prodhuara nga dy kompani farmaceutike, krijuan një imunitet ndaj dy llojeve të virusit të poliomelitit.

Dr. Peter Hotez është president i Institutit Vaksina Sabin në Uashington DC. Ai thotë se vaksina e re ofron imunitet më të fortë. Ideja prapa Vaksinës së re është për ta bërë atë të nxisë një përgjigje imune. Vaksina tradicionale e poliomelitit quhet nganjëherë vaksina trivalente, sepse përmban 3 lloje të virusit. Vaksina e re ka vetëm dy lloje me përqendrim më të lartë të virusit."

Polio kryesisht prek fëmijët nën moshën pesë vjeçare dhe përhapet me shpejtësi në kushte të këqia higjenike. Sëmundja sulmon sistemin nervor, ndonjëherë duke shkaktuar paralizë të përherëshme.

Dr Hotez thotë se zhdukja e poliomelitit ka qenë më e vështirë se sa zhdukja e lisë. Sëmundja e lisë ka simptoma të dukëshme, thotë ai. Problemi me poliomelitit është se 99 përqind e të prekurve nuk paraqesin ndonjë shenjë të dukëshme dhe në këtë mënyrë sëmundja bëhet shumë më e vështirë për t'u kontrolluar. Kjo do të thotë që vaksinimi duhet të shtrihet në segmente më të gjëra të popullsisë për t'i mbrojtur të gjithë, thotë doktor Hotez

Kundërshtimi i disave ndaj vaksinimeve për arsye politike dhe kulturore e ka komplikuar problemin. Ndalimi i vaksinave të poliomelitit në vitin 2003 në Nigeri shkaktoi një shtim infeksionesh jo vetëm në Nigeri. Virusi u përhap në disa vende fqinje, ku poliomelitit më parë ishte zhdukur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në ditët e ardhshme rreth 70 milion fëmijë në 15 vende në Afrikë do të vaksinohen kundër poliomelitit. Prej tyre, 55 milionë do të marrin vaksinë të re dyvalent.

Në disa vende, virusi është më i fortë. D.r Peter Hotez thotë se në rastin e Indisë, një nga problemet që pengon suksesin e plotë, është fakti se tek disa njerëz sistemi imunitar nuk reagon ndaj vaksinës gojore. Kjo lidhet me kequshqyerjen dhe infeksionet nga parazitët ose diarreja.

Por, sipas OBSH-së, rastet e polios në Indi dhe në Nigeri ranë me më shumë se 90 për qind pas përdorimit të vaksinës së re. Kjo do të thotë se zhdukja e poliomelitit është në horizont.

XS
SM
MD
LG